Rusia akuzon Turqinë se po përgatitet të pushtojë Sirinë?

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes Igor Konashenkov, ka deklaruar se ngjarjet e fundit në kufirin turko-sirian, po japin indikacioni për një konstatim se Turqia është duke u përgatitur për një pushtim ushtarak në Siri.

“Kemi arsye të forta të besojmë, se Turqia në mënyrë aktive është duke u përgatitur për një pushtim ushtarak mbi një shtet sovran siç është Siria. Jemi duke zbuluar çdo herë e më shumë gjurmë të forcave të armatosura turke, që po merren në fshehtësi me përgatitjen e një veprimi të drejtpërdrejtë ushtarakë në Siri”, ka shtuar Konashenkov gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

Javë më parë, ministria ruse e mbrojtjes i ka dorëzuar komunitetit ndërkombëtar prova të “pakundërshtueshme”, në një video në të cilën shihen artileria turke duke grasatuar fshatrat siriane në pjesën veriore të provincën së Latakia. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...