Vdekja e 14-vjeçarit nga Suhareka në aksident trafiku, policia jep detaje

PUBLIKUAR

Një 14-vjeçar ka mbetur i vdekur pasditen e së dielës, pas një vetaksidenti në trafik, raporton Express

Rasti ka ndodhur në rrugën mes fshatrave Grikoc-Sallagrazhdë të Suharekës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh

I mituri i cili kishte qenë duke e drejtuar vetë veturën, është rrokullisur me veturë. Si pasojë e vetaksidentit, ai ka marrë lëndime vdekjeprurëse.

Ndërkaq lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri po ashtu i mitur, i cili gjendej në veturë. Ai është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.

“Fsh. Grikoc – Sallagrazhd, Suharekë 02.01.2022 – 16:20. Është raportuar se i dyshuari i mitur mashkull  kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, kishte shkaktuar vet-aksident duke u rrokullisur me veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima i mitur mashkull kosovar, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri i mitur mashkull  kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh./

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...