Kthehen maskat në shkollat e mesme në Angli

PUBLIKUAR

Maskat do të jenë të obligueshme në shkollat e mesme të Anglisë për të frenuar përhapjen e variantit Omicron të COVID-19, tha të dielën Sekretari i Arsimit Nadhim Zahawi.

Një nga masat shtesë, të përkohshme që do të ndihmojnë në arritjen e kësaj në ndaljen e rritjes së omicron është rekomandimi i përdorimit të maskave në klasat e shkollave të mesme dhe hapësirat e mësimdhënies për javët në vijim”, u shpreh Zahawi.

Anglia ishte i vetmi nga katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar ku vendosja e maskës nuk rekomandohej në klasë, shkruan Reuters.

Me numrat ditorë të infeksioneve në nivele rekord dhe njerëzit që rezultojnë pozitivë u kërkohet të izolohen për të paktën shtatë ditë, shkollat ​​dhe shërbimet e tjera publike po përballen me ndërprerje nga mungesa e stafit.

Qeveria u ka kërkuar menaxherëve të sektorit publik që të përgatiten për një skenar të rastit më të keq prej 25% të stafit që mungon në javët në vijim.

Zahawi tha se një mësim në distancë do të ishte i nevojshëm duke pasur parasysh numrin e nxënësve dhe mësuesve që do të duhej të izoloheshin.

Por ai shtoi se mësimi në prezencë do të vazhdojë, dhe se provimet do të zhvillohen siç është planifikuar këtë muaj.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...