Mustafa rikthehet në Facebook

PUBLIKUAR

Kryeministri Isa Mustafa është rikthyer në rrjetin social Facebook. Këtë ka thënë se e ka bërë pas kërkesave të shumta.

“Të dashur miq. Pas një pauze të shkurtër dhe kërkesave të shumta, iu riktheva komunikimit me ju përmes rrjetit social facebook. Tani më jemi në fazën finale të përgatitjeve për shënimin e 8 vjetorit të Pavarësisë. Në prag të shënimit të kësaj date, jemi duke vazhduar intenzivisht me agjendën ekonomike dhe me hapa të fortë drejt përgatitjes së bizneseve prodhuese për konkurrencën në tregjet Evropiane”, ka shkruar Isa Mustafa në Facebook.

Këtë rikthim ai e ka shoqëruar me disa fotografi nga ceremonia e inaugurimit të Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...