Rekordi i pandalshëm i Juves (Video)

PUBLIKUAR

Juventusi ka regjistruar edhe fitoren e 13-të radhazi në Serie A duke mposhtur Genoan me rezultat 1-0.

Zonja e Vjetër nuk ishte shumë bindëse në minutat e para sa i përket krijimit të rrezikut, përkundër se e dominonte sfidën.

Megjithatë, pas gjysmë ore lojë, rezultati u zhbllokua. Ishte pikërisht në një moment kur mysafirët po tregoheshin të rrezikshëm.

Pas një sulmi nga e djathta, Juan Cuadrado e dërgoi topin në rrjet pas një devijimi të Sebastian De Maios që iu regjistrua si autogol (30’).

Simone Zaza ka mundur ta vulosë fitoren porsa hyri në lojë në pjesën e dytë, mirëpo nuk arriti të shënojë ballë për ballë me portierin.

Bianconerët organizuan edhe shumë raste deri në mbyllje të sfidës, por asnjë nuk e konkretizuan. Ndërkaq, Genoa u përpoq që të befasonte në momente të caktuara.

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, bëri një paraqitje të mirë në këtë takim, por u desh të pajtohej me humbjen.

Juventusi vazhdon të qëndrojë në vend të dytë në tabelë me dy pikë më pak se Napoli që këtë xhiro e mposhti Lazion. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...