Sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca, u shpreh i lumtur për fitoren si mysafirë i Palermos.
Kolumbiani pas ndeshjes ka thënë se kjo ishte një ndeshje e vështirë, por pikët ishin shumë të rëndësishme.
“Pas triumfit në derbi, fitorja ndaj Palermos nuk ishte aspak e lehtë, por ne ia dolëm. Ishim të fokusuar maksimalisht gjatë gjithë ndeshjes”.

“Kemi bërë një paraqitje të madhe, kjo fitore na sjelli tre pikë të reja. Tani të mendojnë për ndeshjen e ardhshme kundër Udineses”, ka thënë Bacca për Sky Sport. /Telegrafi/


