Liverpooli thuhet se e ka siguruar transferimin e parë për afatin kalimtar veror dhe emri i lojtarit është Joel Matip.
Futbollisti i Schalkes raportohet se ka arritur marrëveshje me Redsat që të luajë në Anfield nga sezoni i ardhshëm.
Ai ishte shënjestër e klubit anglez në janar, por transferimi nuk ndodhi.
Megjithatë, Matip do të jetë lojtar i lirë në verë, pasi ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me klubin gjerman.
Ndërkohë, Corriere dello Sport njofton se ai tashmë ka nënshkruar me Liverpoolin dhe do të jetë pjesë e ‘Të Kuqve’ në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/



