KEDS njoftoi për dy qytetet që nuk do të kenë rrymë sonte, KOSTT thotë se nuk është problemi te ta

PUBLIKUAR

KOSTT ka thënë se sot nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike. Kjo pasi sipas tyre Kosova ka siguruar energji të nevojshme për mbulimin e konsumit, përfshirë edhe mbështetjen nga Shqipëria, shkruan Gazeta Express.

“Njoftohen qytetarët e vendit që bazuar në përgatitjet dhe planifikimet e operatorëve përgjegjës në tregun e energjisë elektrike në Kosovë për sigurimin e energjisë së nevojshme për mbulim të konsumit, përfshirë edhe mbështetjen nga Republika e Shqipërisë, sot me 31 dhjetor 2021 nuk do të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike me udhëzim të KOSTT për qëllime të balancimit të sistemit”, thuhet në njoftim.

Lidhur me paralajmërimet e KEDS-it se në Komunën e Malishevës do të ketë reduktime të rrymës, si dhe në rrezik për reduktime është edhe Ferizaj, nga KOSTT deklaruan se problemi nuk është tek ta.

“KOSTT gjithashtu njofton që sa i përket kapaciteteve të sistemit të transmetimit nuk ka fyte të ngushta në asnjë komunë andaj kufizimet eventuale si pasojë e mbingarkesës në rrjetin e distribuimit nëpër komuna përfshirë Malisheva nuk janë të ndërlidhura me KOSTT. Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës e cila ndër të tjera është reflektim i krizës globale energjetike, do të përballohet më me lehtësi me mbështetjen edhe të të gjithë qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur”, thuhet më tutje në njoftim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka komentuar rëndësinë e barazisë mes vajzave dhe...

Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka...

Drejtorit të spitalit të Mitrovicës i caktohet masa e arrestit shtëpiak – u arrestua për dhunë ndaj gruas

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak drejtorit të Spitalit...