Sigurimi i marketit në Rahovec e kërcënon me armë një qytetar

PUBLIKUAR

Policia në Rahovec ka arrestuar një person i cili ka kanosur me armë një tjetër, raporton Express

Rasti ka ndodhur në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari ishte sigurim në një market, ndërkaq pas mosmarrëveshjes rreth bllokimit të rrugës, kishte kanosur me fjalë dhe me armë viktimën.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me karikator me katër fishekë.

“Fsh. Ratkoc, Rahovec, 30.12.2021-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, punëtor i sigurimit te një marketi, i cili pas një mosmarrëveshje lidhur me bllokimin e rrugës kishte kanosur me fjalë dhe me armë  viktimën mashkull kosovar.  Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me një karikator me katër (4) fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia./

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...