Haradinaj i shkon në zyrë Mehajt, tregon arsyen

PUBLIKUAR

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shkuar sot në zyre Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt, raporton Express.

Për këtë vizitë ka njoftuar vetë Haradinaj, duke publikuar edhe fotografi.

Ai ka treguar se me Mehajn ka biseduar për zhvillimet në ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale.

“Sot qëndrova për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Bisedova me ministrin Mehaj për zhvillimet në Ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale.  Falenderova ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre.  Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë”, ka shkruar Haradinaj./Express

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...