United e mbylli vitin me spektakël

PUBLIKUAR

Manchester United ka rrëmbyer pikët e plota në shtëpi, duke e mundur 3-1 Burnleyn.

Djajtë e Kuq e knë mbyllur vitin 2021 me spektakël në Old Trafford.

United arriti ta mposhtë 3-1 Burnleyn për t’u ngjitur në pozitën e gjashtë në renditjen e Premierligës me 31 pikë.

Fillimisht shënoi për 1-0 Scott McTominay në minutën e tetë.

Jadon Sancho, në minutën e 27-të, pas një super lëvizjeje, e detyroi Ben Meen të shënojë në portën e tij për 2-0 për Unitedin.

Për 3-0 shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 35-të, i cili kishte asistuar te goli i parë.

Pak minuta më vonë, në atë të 38’, Lennon ngushtoi epërsinë duke realizuar për 3-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit pavarësisht rasteve në pjesën e dytë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...