Tentoi ta sulmojë gruan dhe djalin më sëpatë, arrestohet 56 vjeçari në Ferizaj

PUBLIKUAR

Një 56 vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi kishte ushtruar dhunë në familje.

Policia njofton se i dyshuari në gjendje të dehur kishte tentuar ta sulmojë bashkëshortën dhe djalin e tij me sëpatë, por është penguar nga anëtarët e tjerë të famjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:40 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Lulzim Guta’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.S (M/K) 56 vjeçar, i cili gjatë ditës kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij, mirëpo nuk  ishte raportuar ky rast.

Më pas, në mes natë në gjendje të dehur tenton me sopatë të sulmoj bashkëshorten dhe djalin e tij , mirëpo pengohet nga anëtarët tjerë të familjes.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast janë kyçur Sektori për Dhunë në Familje dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...