Shfuqizimi i vendimit për reforma në arsim, Kastrati paralajmëron padi për Rrahimajn

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se shfuqizimi i reformës së arsimit në Kamenicë nga kryetari Kadri Rrahimaj është në dëm të zhvillimit të fëmijëve për edukim cilësor, shkruan Gazeta Express.

Kastrati në emisionin “Frontal” në T7 tha se nuk janë plotësuar as kushtet ligjore për ta shfuqizuar këtë reformë.

Kjo qasje dhe ky vendim është në dëm të zhvillimit të fëmijëve në edukimin më cilësor dhe nuk mundet me pas zhvillim normal me ata fëmijë e nxënës. E dyta kjo është kundërligjore. Duhet me i plotësu disa standarde dhe kritere kur ti mundesh me e funskionalizu një shkollë dhe duhesh me i plotësu disa kushte ligjore kur e shfuqizon një vendim”, ka thënë Kastrati.

Për këtë gjë ai ka paralajmëruar edhe padi në Gjykatë për kryetarin e Kamenicës, Kadri Rrahimaj.

Më tutje, Kastrati tha se e ka ditur që reforma në arsim në Kamenicë do të ketë edhe kosto elektorale.

“Unë kur e kam nxjerr këtë vendim e kam ditur që ka me pas kosto elektorale. Në fillim kam mëndu që nuk kam asnjë gjase me fitu. Unë i takojë asaj gjenerate që mendojmë se duhet të bëjmë vepra të mira, punë të mira pa marrë parasysh a ka kosto apo përfitim elektoral”, ka thënë ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë...

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka komentuar rëndësinë e barazisë mes vajzave dhe...

Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka...