Arsenali i ka vënë në rrezik shanset për titull

PUBLIKUAR

Portieri i Arsenalit, Petr Cech, ka thënë se skuadra e tij i humbi dy pikë në barazimin pa gola ndaj Southamptonit.

Topçinjtë kanë dështuar të fitojnë në katër ndeshjet e fundit dhe tashmë kanë mbetur prapa në garën për titull.

Çeku pranon se këto dështime rrezikojnë shanset që klubi ta fitojë titullin, raporton Daily Mirror.

“Kemi qenë në një pozitë ku kemi mundur ta shohim vetëm veten, por tash jemi prapa dhe na nevojiten disa rezultate për të shkuar përpara”.

“Mirëpo, ka edhe shumë kohë dhe gjithmonë ka shanse”, ka deklaruar 33-vjeçari .

Arsenali është pesë pikë prapa liderit Leicester City. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...