Bulliqi: U përmbyllë me suksese zgjedhja e kryesuesit, pozita s’pati shumicën e votave!

PUBLIKUAR

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se sot është përmbyllur me sukses procesi i zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit të Komunës, ku pas raundit të tretë të votimit me shumicë votash në këtë pozitë është zgjedhur profesori Hilmi Hoxha.

Gjatë ditës së djeshme, ne (LVV) kemi propozuar kandidaten tonë për kryesuese të Kuvendit. Por, pasi propozimi ynë nuk gjeti mbështetjen e nevojshme, zonja Stublla sot është tërhequr nga gara për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kryesuesit nga radhët e opozitës në Kuvend.

May be an image of 9 people and indoor

Meqë nuk e kemi shumicën në Kuvendin Komunal, ne si subjekt fitues jemi obliguar që për hir të zhbllokimit të kësaj situate, evitimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin Komunal dhe formimit të trupave të Kuvendit kemi vendosur ta votojmë kandidatin e propozuar nga opozita.

Kryesuesit Hilmit Hoxha i uroj detyrën dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin tim të plotë si kryetar i Komunës me qëllimin e vetëm shtyrjen përpara të projekteve me rëndësi për komunën dhe qytetarët tanë”.

May be an image of 2 people and people standing

SHIKO MË SHUMË

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...