Hahn: Do të bëjmë gjithçka që Kosova të jetë pjesë e BE-së

PUBLIKUAR

Para deputetëve të Parlamentit Europian, u diskutua për anëtarësimin e vendit në familjen europiane, aty u vlerësua shumë dialogu i zhvilluar në mes Kosovës dhe Serbisë, e që dicka e tillë po shihet tejet e arsyeshme dhe e rëndësishme nëse shteti më i ri Europian dëshiron të integrohet edhe më tutje.

Deklarimet e deputetëve, disa prej të cilëve thanë se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, i vlerësoi shumë, megjithatë aty pati kritika dhe rekomandime në lidhje me punën që vendi më i ri Europian ka bërë deri më tani, transmeton Klan Kosova.

E për to Komisioneri Hahn, në Parlamentin Europian në fjalimin e tij përmbyllës tha se Kosova vazhdimisht do të ketë ndihmën e miqve, pavarësisht atyre të cilët nuk e duan atë të ketë një progres të suksesshëm.

’’Kosova ka bërë shumë punë deri më tani, ne do të bëjmë çfarë do që mundemi të ndihmojmë Kosovën për të qenë pjesë e integrimeve europiane. Sygjerimet dhe kritikat janë tejet të rëndësishme për shtetin më të ri të Europës por edhe për vendet e tjera të Ballkanit. Kosova nuk ka rrugëdalje tjetër veçse të dëshmoj tutje se është vend i paqes dhe e dëshiron punën’, tha Hahn.

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...