Lyoni e qet në shitje Xherdan Shaqirin, katër muaj pasi e bleu nga Liverpooli

PUBLIKUAR

Lyoni ka vendosur ta nxjerrë në shitje Xherdan Shaqirin në afatin kalimtar të janarit, vetëm gjashtë muaji pasi e bleu bujshëm nga Liverpooli.

Gjiganti i Ligue 1 e bleu Shaqirin nga Liverpooli në një marrëveshje prej 11 milionë eurove në verë, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në klub, raporton Gazeta Express.

Por përfaqësuesi kosovar i Zvicrës nuk ia ka dalë të lërë mbresa në pjesën e parë të sezonit në futbollin francez dhe Lyoni nuk është aspak i kënaqur.

Shaqiri nënshkroi marrëveshje trivjeçare me Lyonin, deri në vitin 2024, dhe merr pagë mujore prej 350.000 eurove, apo 4.2 milionë në vit.

Gazeta e përditshme franceze L’Equipe shkruan se Lyoni po kalon nëpër kohë të vështira, kryesisht financiarisht, dhe do ta dëgjojë çdo ofertë për Shaqirin.

Klubi francez synon ta blejë sulmuesin e Saint Petersburg, Sardar Azmoun, të cilin e sheh si zëvendësues të Shaqirit.

30-vjeçari nga Gjilani i ka bërë vetëm tetë paraqitje për Lyonin në Ligue 1 deri tani këtë sezon, duke e shënuar një gol dhe duke i dhuruar dy asiste./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...