Dështojnë bisedimet për vazhdimin e marrëveshjes, Dembele buzë largimit nga Barcelonës

PUBLIKUAR

Ousmane Dembele mund të largohet nga Barcelona në janar apo të paktën në verë, pasi bisedimet mes përfaqësuesve të tij dhe klubit për vazhdimin e marrëveshjes dështuan plotësisht këtë javë.

Bisedimet nuk shkuan siç kishte pritur klubi katalonas dhe kërkesat e Dembeles për vazhdimin e kontratës nuk u plotësuan, raporton Gazeta Express.

Sipas mediave në Spanjë, ka mospajtime të mëdha mes palëve në propozimet për pagën.

Megjithatë, Xavi dhe drejtuesit e klubit mbesin me shpresa se marrëveshja mund të arrihet.

Marrëveshja e tanishme e Dembeles mbaron në fund të këtij sezoni, më 30 qershor, dhe ai është i lirë të bisedojë për parakontratë me klubet e tjera nga 1 janari.

Dembele kërkon pagë të cilën klubi nuk është i gatshëm t’ia ofrojë për shkak të telasheve financiare. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...