Kurti insiston për rritje dyshifrore ekonomike: Kosova vend i përshtatshëm për të investime të huaja

PUBLIKUAR

Duke qenë takimi i parë bilateral që nga marrja e detyrës së Kryeministrit nëntë muaj më parë, ambasadori Al-Marri e uroi kryeministrin Kurti për detyrën e tij dhe i dëshiroi suksese të mëtejme përgjatë mandatit qeverisës. Kryeministri e falënderoi ambasadorin Al-Marri për urimin dhe vizitën.

Me këtë rast, ai e njoftoi ambasadorin e Katarit, Al-Marri për zhvillimet pozitive në vend, me theks në rritjen dyshifrore ekonomike, teksa në krahasim me vitin e kaluar dhe atyre pararendës janë rritur të hyrat buxhetor, është rritur eksporti dhe formalizimi i ekonomisë si dhe investimet e huaja. Kryeministri tha se Kosova është vend i përshtatshëm dhe me potencial për investitorë të huaj, me stabilitet politik dhe një qeveri të fokusuar në drejtësi dhe zhvillim ekonomik.

I jemi mirënjohës mbështetjes së Katarit ndër vite, e sidomos për ndihmën me pajisje mjekësore në ballafaqimin me pandeminë COVID-19, u shpreh kryeministri Kurti. Më tej ai falënderoi shtetin e Katarit për lehtësimin e hapjes së ambasadës së Republikës sonë në Doha, për përkrahjen e deritanishme në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe bëri thirrje që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje.

Ambasadori Al-Marri tha se është nder t’i qëndrojmë përkrah shtetit të Kosovës. Populli duhet të jetë përfituesi kryesor i bashkëpunimit tonë, tha ambasadori, i cili më tej shprehu interesimin dhe gatishmërinë për të avancuar edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...