Drejtori i KEK-ut: Eksperti që po vjen do ta bëjë vetëm inspektimin, pastaj vijnë të tjerë për tjera punë

PUBLIKUAR

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se do të ketë më shumë se një ekspert që do të vijë në Kosovë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve në termocentralet e Kosovës.

Vendin e ka kapluar një krizë energjetike, e si pasojë Kosova po përballet me reduktime të rrymës.

Krasniqi ka njoftuar se eksperti gjerman që vjen në Kosovë do të vijë vetëm për të inspektuar, pastaj do të vijnë të tjerë.

“Eksperti i parë vetëm e bën inspektimin, i dërgon të dhënat në kompaninë që është prodhuese e turbinës, e që pastaj të gjitha këto e sjellin një rezultat i cili tregon se cilat janë riparimet dhe dëmtimet që kanë ndodhur”, është shprehur Krasniqi në RTK.

“Pastaj vjen një ekspert tjetër që i bën testimet, pastaj tjetër që i bën proceset tjera që janë teknike dhe janë një numër i konsiderueshëm i tyre që vinë në këtë proces, nuk është veç një”, sqaroi Krasniqi.

Ndihma nga jashtë Kosovës do t’i kushtojë 248 mijë euro. E në pyetjen se a janë shumë para, Krasniqi u përgjigj negativisht.

“Jo, nuk është. Këtu përfshihen të gjitha. Përfshihet shërbimi i riparimit, përfshi ekspertët, materialin për riparim, përfshi testet që duhet t’i bëjnë etj”, ka thënë Krasniqi.

“Ata kanë edhe kompani të kontraktuese që i kryejnë këto punë, pra nuk i kryejnë të gjitha vetë”, shtoi Krasniqi./Express/

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...