Lunacek: Progresi i arritur në Kosovë, i pamjaftueshëm

PUBLIKUAR

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, ka thënë se Kosova ka bërë progres në fusha të ndryshme, por kjo nuk mjafton.

Lunacek gjatë fjalimit të saj para deputetëve të Parlamentit Europian, është shprehur se Kosova është një vend që është orientuar kah Bashkimi Europian dhe se duhet të ndalë dhunën në institucionet e vendit.

“Kosova është shteti më i ri në Europë dhe po punon shumë për ta konsoliduar demokracinë. Të rinjtë kosovarë e kanë dëshmuar se duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe të integrohen në Bashkimin Europian. Ka shumë progrese viteve të fundit, ka progres në dialogun me Beogradin, mirëpo jo në nivel të kënaqshëm. Ajo që ka bërë Kosova deri më tash nuk mjafton”.

“Javën e kaluar patëm bërë thirrje që të ndalet dhuna në Kuvendin e Kosovës dhe të mos protestohet dhunshëm. I kemi bërë thirrje edhe Presidentes Jahjaga që t’i ftojë palët në dialog për t’i dhënë zgjidhje krizës”, ka thënë Lunacek, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...