Musliu: Zgjedhjet në BIK të pakuptimta (Video)

PUBLIKUAR

Osman Musliu, Imami i xhamisë së Drenasit në të cilën ditë më parë u gjet eksploziv, në televizionin 1st Channel, në emisionin “KATROR“ ka thënë se ”klani e cili udhëheq Bashkësinë Islame është totalisht i jashtëligjshëm dhe zgjedhjet në këtë bashkësi janë të jashtë ligjshme dhe të pakuptimta”.

Ai po ashtu e akuzoi Naim Tërnavën duke e quajtur qeverisjen e tij në Bashkësinë Islame sikur të Titos, apo Putinit sepse, sipas tij, askush nuk po mundet ta largojë atë nga kreu i BIK-ut.

Musliu po ashtu tha se të gjithë hoxhallarët po vazhdojnë të jenë të shantazhuar nga Bashkësia Islame dhe për këtë arsye nuk po guxojnë ta ngrenë zërin. /FirstChannel/

 

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...