Ish-ministri komenton përplasjet Kurti-Abdixhiku: Albini po kërcen vetë

PUBLIKUAR

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, e ka komentuar përplasjen ndërmjet Kryministrit Albin Kurti dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, raporton Express

Selimi thotë se kjo çështje po i ngjason me filmat karate. Ai e ka quajtur Abdixhikun nxënës të Kurtit.

Lexo Edhe:

Kjo puna e KM Kurti dhe Abdixhikut si ne filma karate. Masteri e mson nxansin deri ne fund e tani nxansi rebelohet se e nin veten, e i thote jo se ti spo din. Por masteri sja ka kallzu ni potez e e mund ne fund te filmit me naj goditje. Kjo po doket si tango po Albini pe kcen vet”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Kreu i LDK-së, para pak ditësh ka deklaruar se nëse kryeministri Kurti si inxhinier me profesion nuk e di se çmimi i rrymës mund të kontraktohet paraprakisht atëherë le ta kthejë diplomën në universitet.

“Jam i bindur se ai duhet ta dijë e nëse nuk e din si inxhiner ta kthejë diplomën menjëherë në universitet sepse çmimi i rrymës kontraktohet rezervohet. Çmimet fiksohen se sikurse grurin, naftën e çdo mall tjetër në treg mund të blesh energji elektrike me çmimet që nuk ndryshojnë por për të bërë një gjë të tillë duhet të veprosh në kohë jo i fundit në Evropë”, tha Abdixhiku.

Për këto deklarata të Abdoxhikut, është kundërpërgjigjur sot kryeministri Kurti.

Kurti tha se diplomën e ka në drejtimin Telekomunikacion dhe Kompjuterikë dhe se nuk ka studiuar për bursë.

“Unë diplomën në UP e kam në fakultetin e Teknikut në Telekomunikacion dhe Kompjuterikë dhe nuk e kam në blerje në bursë. Nuk besoj që kemi bërë asnjë lëshim ose gabim, deri më tani. E di që ndodhemi në sulme dhe akuza të shumta të opozitës por duhet ta kuptoni se unë kam ardhur në qeverisje me një fitore të listës sonë me 50.28%, sepse ka ekzistuar një dëshpërim i madh me ish-pushtetin që është sot në opozitë”, ka thënë ai./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)...

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...