Chelsea dhe Bayerni në garë për yllin e Barcelonës

PUBLIKUAR

Sergino Dest do të largohet nga Barcelona këtë janar pasi amerikani nuk përshtatet në planet e Xavi.

Futbollisti pati mundësi por nuk arriti të dallohej as si anësor mbrojtës dhe as si anësor sulmues.

Edhe pse ka disa klube të interesuara për nënshkrimin e tij, përfshirë Ajax-in dhe Bayernin, skuadrën nga e cila futbollisti i ri u largua për t’u nisur drejt klubit katalonas, në këtë kohë Chelsea do të shfaqej fuqishëm në ofertë.

Kampioni aktual i Evropës e ka të qartë se duhet të përforcojë të dyja skuadrën pasi krahu i majtë është i cunguar për shkak të dëmtimit të rëndë të Chillwell dhe në të djadhtën Azpilicueta ende nuk ka rinovuar.

Për Tuchelin, Dest mund të përdoret edhe si mbrojtës i majtë, ndaj ka dhënë dritën jeshile për të vazhduar nënshkrimin e tij.

Chelsea do të vinte bast për një transferim me një opsion blerjeje të detyrueshme edhe pse Barcelona nuk duhet ta tendoste shumë litarin nëse dëshiron të përfundojë këtë operacion, dhe Blutë kanë opsione të tjera në tryezë si Lucas Digne ose Tagliafico.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...