Qeveria miraton Projekt Kodin Civil të Kosovës

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projekt Kodin Civil të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Gjatë prezantimit të këtij Projekt Kodi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se qëllimi i këtij dokumenti është harmonizimi i dispozitave ligjore të fushës civile.

“Qëllimi i këtij dokumenti është që të harmonizojnë dispozitat ligjore të fushës civile, si Ligjit për Marrëdhëniet dhe Detyrimet kontratave dhe detyrimet e tjera nga shkaktimi i dëmeve, pasuri e pabazë, Ligji i Pronësisë, Ligjit për Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë”, ka deklaruar ajo.

Ministrja theksoi se sipas dokumenteve që kanë pranuar nga ekspertët e fushës është konstatuar se në këtë fushë ka ligje të ndryshme por që nuk janë të harmonizuara mes veti.

“Sipas të gjitha dokumenteve të pranuara në Komision nga ekspertët e fushës është nxjerr rezultati se në fushën civile ka ligje të ndryshme që janë në fuqi por që nuk janë të harmonizuara me njëra-tjetrën. Për shkak të konfliktit të ligjeve ka pasur mungesa në moszbatim të legjislacionit, zbatim jo adekuat të legjislacionit, mosrealizim të të drejtave për qytetarët të garantuara me ligj dhe me  Kushtetutë. Mbi të gjitha ka vendime të ndryshme për çështje të njëjta, sikurse ato, pronësore, familjare dhe trashëgimore”, ka thënë ministrja.

Ajo foli edhe për përmbajtjen e Projekt Kodit civil.

“Projekt Kodi Civil i Kosovës ka gjithsej 1630 nen të strukturuara në pesë libra ku hyjnë parimet e përgjithshme, detyrimet, pronësore, familja dhe trashëgimia”, ka deklaruar ajo.

Ky Projekt-kod është miratuar në Qeveri pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...