Hungaria premton përkrahje për FSK-në

PUBLIKUAR

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli ka takuar zëvendësministrin e Mbrojtjes së Hungarisë, Tamas Vargha. Ky i fundit, tha se Hungaria do ta mbështesë Kosovën në iniciativat rajone dhe me gjerë.

Demolli tha se Ministria për FSK-në është angazhuar me seriozitet rreth finalizimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për FSK dhe Ministrisë të Mbrojtjes të Hungarisë.

Ministri i FSK-së tha se krahas bashkëpunimit me ministri të mbrojtjes të shumë vendeve tjera që aktualisht ka Kosova, zyrtarizimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes të Hungarisë ka rëndësi të madhe.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes të Hungarisë, Tamas Vargha tha gjithashtu se edhe Ministria e Mbrojtjes është në përfundim të punës për finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Ministrinë për FSK dhe se Ministria e Mbrojtjes e Hungarisë do të angazhohet më tutje për ta mbështet Ministrinë për FSK dhe Kosovën në iniciativat rajonale dhe më gjerë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...