Arrestohet një person për kanosje

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një person nën dyshimin e veprës penale “Kanosje”, shkruan Gazeta Express.

Sipas Policisë, gjatë ndalimit të tij, atij i është gjetur një armë e tipit Bereta 92 Compakt, një karikator dhe 15 fishek.

Pas hetimeve tek ai janë gjetur edhe lloje tjera të armëve.

Më vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Me datë 28 dhjetor 2021, në fshatin Korishë, në orët e hershme të mëngjesit policia ka pranuar një informacion për një rast kanosje, gjatë ndalimit të personit të dyshimtë M.R i lindur në vitin 1992, hetuesit kanë gjetur se i dyshimti me rastin e kanosjes ishte në posedim të armës dhe ne cilësinë e dyshimtë të provës materiale është sekuestruar arma e tipit Bereta 92 Compakt, një karikator dhe 13 fishek.

Hetuesit policore duke vazhduar me hetime profesionale kanë arritur të gjejnë se i dyshimti është në posedim edhe të armëve tjera për çka është realizuar një urdhër kontroll dhe janë gjetur armët: një pushke gjahu HATSAN, prodhim turk, një pushke gjahu  Ataarms, prodhim turk, njëqind e nëntëdhjete ( 190) fishekë te kalibrave te ndryshëm, dy karikatorë te pushkës dhe një karikator i pistoletës.

Me aktvendim të prokurorit i dyshimti është në mbajte në afat prej 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...