Reagon Klopp pas disfatës tronditëse të Liverpoolit kundër Leicesterit

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp e ka pranuar se Liverpooli luajti shumë dobët në humbjen 1:0 kundër Leicester City të martën, si pasojë e të cilës skuadra e tij ngel tani gjashtë pikë mbrapa liderit Manchester City në garë për titull në Premierligë.

Të kuqtë patën vështirësi të krijonin raste shënimi dhe Mohamed Salah e humbi penalltinë në pjesën e parë, para se Ademola Lookman të shënonte për Leicesterin në minutën e 59-të, raporton Gazeta Express.

Kjo disfatë e mban Liverpoolin gjashtë pikë mbrapa kampionit dhe liderit Manchester City dhe është një goditje ndaj shpresave të tij për titull në Premierligë.

Klopp, 52-vjeçar, e pranoi pas ndeshjes se skuadra e tij e meritoi humbjen.

“Ne luajmë shumë keq, ishte humbje e merituar plotësisht”, tha Klopp pas ndeshjes.

“Vendimet i morëm gabimisht, mbase na mungonte pakëz fat. Krijuam mjaftueshëm për të fituar, por nëse humb nënkuptohet duhet të bësh më shumë. Leicesteri e pati vetëm një goditje në kornizën e portës. Nuk krijoi shumë raste, por ne është dashur të mbrohemi më mirë”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...