Arrestohen 26 persona në Gjakovë, policia i zë duke luajtur bixhoz!

PUBLIKUAR

26 persona janë arrestuar mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Vesli Klark” në komunën e Gjakovës  pasi u hasën nga Polciia duke luajtur lojëra fati.

Të njëjtit u janë shqiptuar edhe gjoba për mosrespektim të orës policore, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, në lokal  nga njësitë policore janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, dhe një sasi e substancave të dyshuara narkotike.

“Rr. Vesli Klark, Gjakovë 28.12.2021-00:30. Raportohet se njësitë policore në një lokal kanë hasur duke luajtur lojëra të fatit 26 persona të dyshuar të gjithë meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në lokal  nga njësitë policore janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, dhe një sasi e substancave të dyshuara narkotike. Të dyshuarit janë arrestuar dhe të gjithëve u janë shqiptuar gjoba për mosrespektim të orës policore.  Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...