Arrestohet hajni i Suharekës, ishte i përfshirë në mbi 40 vjedhje

PUBLIKUAR

Në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, brenda një periudhe të shkurtër kanë ndodhur disa vjedhje të rënda, përfshirë edhe tri barnatoret në këtë qytet. Rastet ishin raportuar në polici, ndërsa ishin marrë të gjitha veprimet hetimore, zyrtarët policor filluan më hetimin dhe zbardhjen
e këtyre rasteve.

Hetuesit policor duke punuar në mënyre profesionale, duke pasur komunikim edhe me qytetarë kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin i cili kishte marre një banesë me qira përballë parkut në Suhareke, i njëjti pasi kryente veprat kriminale strehohej këtu për të ju shmangur
policisë.

I dyshimti K.I i lindur në vitin 1999, nga lagjja Shipol në Mitrovicë, është ndaluar dhe arrestuar nga policia në Suharekë. Gjatë verifikimit në sistemin policor i dyshimti është recidivist i mbi 40 veprave penale si :”grabitje, vjedhje të rënda, armëmbajtje pa leje si dhe posedim i
substancave narkotike”.

Në praninë e avokatit mbrojtës, i dyshimti i pranoj veprat penale të vjedhjeve të rënda të cilat i kishte kryer duke ju gjetur dëshmi përkatëse të vjedhjeve të rënda si monedha të letrës dhe metalike, 4 telefona celular, kaçavidë të cilën e ka përdorur për të kryer veprën penale.

Për rastin është informuar prokurori i Shtetit, me aktvendim i dyshimti ndalohet në mbajtje në afat prej 48 ore.
Rasti është nën hetime.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...