Bajrami: Nuk e njoh ekspertin gjerman, KEK’u është dashur t’i ketë ekspertët e vetë

PUBLIKUAR

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk ka informacione për ekspertin gjerman i cili do të inspektojë dhe riparojë dëmet e krijuara në bllokun B-2, raporton Gazeta Express.

Për angazhimin e ekipit të ekspertëve nga Gjermania tashmë janë ndarë rreth 250 mijë euro.

Bajrami e ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka thënë se KEK’u është dashur t’i ketë ekspertët e vetë për inspektime e riparime të tilla.

“Ne e kemi këtë institucion në menaxhim që 20 vite pas luftës. KEK’u që sa ekziston është dashur t’i ketë ekspertët e vetë. Mirëpo, një ekspertizë e formës së tillë natyrisht se është e kushtueshme”, ka theksuar ajo.

Tutje, Bajrami është shprehur se KEK’u momentalisht është duke importuar energji elektrike me çmim shumë të shtrenjtë, ndërsa është duke ja shitur atë KEDS’it me çmim të lirë.

“20 milionë euro veçse i ka nda Qeveria e Republikës së Kosovës që është duke e importu KEK’u për momentin energji elektrike të cilën po e importon me çmim shumë të shtrenjtë dhe po ja shet KEDS’it me at çmimin e lirë, nëse nuk gaboj është 31 euro për kilovat”, ka shtuar ajo.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...