Deputeti i VV-së: “Blloku B2” është sabotazh që iu ka bërë Qeverisë Kurti

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu ka thënë se në menaxhmentin e KEK-ut ka ende njerëz që janë emëruar politikisht nga Qeveritë e kaluara, shkruan Gazeta Express.

Aliu pretendon se “Blloku B2” është një sabotazh që i është bërë Qeverisë Kurti.

“Këta deputetë që sot po qajnë me lot krokodili fort mirë e dinë se i kanë, edhe sot e tutje vazhdojnë me i pas në menaxhmentin e KEK-ut njerëzit e tyre të politikës të emëruar pa konkurse por të politikës që edhe sot po e sabotojnë KEK-un. Jam shumë i bindur që ‘Blloku B2’ është një sabotazh, që iu ka bërë. Shumë i bindur jam zotëri. Të dëgjova sa fole ti. Do të dalin faktet për këtë punë”, ka thënë Aliu.

Pas kësaj deklarate, deputetët reaguan ndaj Aliut.

Por në mbrojtje atij i doli deputetja e VV-së, Mirlinda Sadiku.

Ajo u bëri thirrje deputetëve që mos ta pengojnë në fjalim Aliun.

“Mos e pengo, mos e pengo”, ka qenë reagimi i deputetes së LVV-së. /Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...