Pas Lenglet, edhe lojtar i Barcelonës del pozitiv me koronavirus

PUBLIKUAR

Pas Clement Lenglet, një tjetër futbollist i Barcelonës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Bëhet fjalë për Dani Alves i cili pas testimit ka rezultuar pozitiv, shkruan Gazeta Express.

Lajmi është konfirmuar nga vet klubi katalonas.

“Clément Lenglet dhe Dani Alves i FC Barcelona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 dhe nuk do të marrin pjesë në seancën stërvitore të nesërme në orën 18:00 në Ciutat Esportiva Joan Gamper. Të dy lojtarët ndihen mirë dhe janë të izoluar në shtëpi. Klubi ka njoftuar autoritetet përkatëse”, thuhej në njoftimin e Barcelonës.

Dani Alves ende nuk ka luajtur për Barcelonën në ndeshje zyrtare, ndërsa këtë pritet ta bëjë në fillim të vitit 2022. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...