Szábo: Kosova lojtar i fuqishëm në Ballkan

PUBLIKUAR

Kosova qartazi është dhe duhet të mbetet një lojtar i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimorë, duke ofruar stabilitet në fqinjësi. Kështu vlerëson zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, László Szábo.

Szábo së bashku me rreth 200 mysafirë të tjerë nga e gjithë bota, po merr pjesë në konferencën “Gërmia Hill”, që po mbahet në Prishtinë.

Ai tha se kjo konferencë përmirëson dhe rrit autoritetin e Kosovës në raport me shtetet tjera në botë.

Numri dy i politikës së jashtme hungareze, duke folur për sfidat që ka secili shtet, përfshirë edhe vendin e tij, tha se edhe Kosova duhet të marr shembull nga shtetet tjera të cilat nuk ndalen para sfidave dhe obligimeve që kanë.

Ai tha se Kosova mbetet një lojtar mjaftë i rëndësishëm në këtë pjesë të Ballkanit dhe për këtë duhet të tregojë stabilitet me fqinjët dhe të ndërgjegjësohet ndaj çështjeve siç janë pakicat, kultura, etj..

“Qartazi ju jeni dhe duhet te mbeteni një lojtar i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor për të ofruar stabilitet në fqinjësi. E dini se, sikur shumë vende tjera në Evropë, ju duhet të merreni më çështjet e pakicave dhe çështjet e kulturës. Kjo është tipike. Dhe, Ballkani nuk është i përjashtuar (imun) nga këto lloj sfidash. Hungaria përballet me sfidat e llojit të vetë si çdo shtet tjetër, por unë besoj që kjo nuk duhet ta ndalojë asnjërin, qoftë në Ballkanin Perëndimor, apo Evropë, për të ecur përpara dhe për të rritur ndërgjegjësimin për këto çështje, sfidat dhe po ashtu mundësitë për të ecur përpara”, ka thënë Szábo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...