Kobe Bryant na ka kujtuar ditët më të mira të karrierës së tij gjatë fitores së mbrëmshme të Los Angeles Lakers kundër Minnesota Timberwolves.
“Black Mamba” ka shënuar 38 pikë dhe kishte pesë kërcime e asistime dhe dy topa të vjedhur në fitoren me rezultat, 119: 115.
Në sfidën tjetër, mbrëmje të madhe kishte edhe James Harden, i cili me 26 pikë udhëhoqi Houston Rockets drejt fitores kundër Miami Heat me rezultat 115: 102.
Pas këtyre fitoreve, Lakers mbetet skuadra ë e dobët e Konferencës Perëndimore me 10 fitore dhe 40 humbje, ndërsa Houston Rockets ka bilanc prej 22 fitoresh dhe 24 humbje.
Rezultatet:
New York Kniks 89-97 Boston Celtics
Phoenix Suns 97-104 Toronto Raptors
Portalnd Trial Blazers 107-95 Milwaukee Bucks /Telegrafi/


