Italia ka regjistruar 24,883 raste të infektuara me COVID-19 dhe 81 viktima në 24 orët e fundit.
Nga 217,052 testime të kryera, 11.5% kanë rezultuar pozitive, ndërkohë në njësitë e kujdesit intensiv janë shtruar 1,089 pacientë me koronavirus, ndërsa në spitale 9,220.
Sipas ekspertëve italianë, 30% e rasteve janë të infektuar me variantin Omicron.
Që do të thotë se nëse numri i rasteve vazhdon të rritet gjatë javëve të ardhshme të pavaksinuarit dhe personat me sëmundje të tjera do të jenë më të rrezikuar.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetësisë italiane ka paraqitur të dhëna të reja që tregojnë se personat mbi 80 vjeç që nuk janë vaksinuar dhe infektuar me Covid-19 kanë 85 herë më shumë gjasa të shtrohen në ICU sesa bashkëmoshatarët e tyre që janë vaksinuar.
Megjithatë, 93.9% e personave mbi 80 vjeç kanë marrë dy doza dhe 70% kanë marrë tashmë të tre dozat./abcnews.al


