Hasani nuk ka imunitet për falsifikim

PUBLIKUAR

Juristët vlerësojnë se ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, nuk ka imunitet për veprimet për të cilat dyshohet, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, për hetim të veçantë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, me arsyetimin se çështja në fjalë ka të bëjë me imunitet funksional të kryetarit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, shkruan “Zëri”.
Megjithatë juristët në vend vlerësojnë se nuk mund të ketë imunitet për atë lloj veprimi, për të cilin dyshohet se e ka kryer Hasani, përkatësisht falsifikim i dokumentit. Edhe Prokuroria Speciale konsideron se prokurori ka pasur të drejtë kur bërë kërkesë për zbatimin e hetimeve të veçanta.
Pas publikimit të vendimit të Gjykatës, Bajram Tmava, avokati i ish-kreut të Kushtetueses, Enver Hasanit, ka thënë se vendimi i Gjykatës për të ndërprerë hetimet ndaj Hasanit është i drejtë, pasi sipas tij, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese gëzojnë imunitet për vendimet. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...