Dilema për sigurinë në vend

PUBLIKUAR

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) kanë shprehur shqetësime rreth sigurisë në vend, pasi disa ngjarjeve që kanë ndodhur ditëve të fundit.

Ditë më parë u arrestuan katër persona në afërsi të Manastirit të Deçanit të armatosur, derisa në oborr të një xhamie në Drenas u gjend eksploziv.

Më e zëshmja ka qenë deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, e cila tha se AKI-ja nuk i ka informuar zyrtarisht rreth këtyre ngjarjeve dhe se krejt informatat i kanë nga mediat, shkruan “Zëri”.

“Ne jemi një komision i cili merret ekskluzivisht me mbikëqyrjen e punës së AKI-së, dhe AKI-ja do të duhej t’i kishte qëndrimet e veta, do të duhej të ishte para komisionit. Ne fatkeqësisht shumicën e kohës po informohemi prej mjeteve të informimit, shumëherë dhe po dezinformohemi. Si deputete mendoj që është e papranueshme që ne të informohemi prej mjeteve të informimit, për çështje të cilat janë shumë të rëndësishme për sigurinë dhe gjendjen në Kosovë”, ka thënë Tërmkolli.

Por më i shqetësuar është deklaruar deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq. Ky i fundit ka kërkuar nga AKI-ja që t’iu jepen më shumë informata rreth rasteve të fundit.

“Kisha dashur që të bisedojmë se si mund t’i pengojmë ngjarje eventuale siç ishte rasti në Liqenin e Badovcit, pastaj disa tentime të tjera në këtë shoqëri tonën të brishtë. Sepse çfarëdo ngjarje e tillë nuk do të shkonte në dobi tonën, do të na dëmtonte. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...