Chelsea synon ta rikthej Terryn në klub

PUBLIKUAR

John Terry dhe Chelsea janë shumë pranë ribashkimit, pesë vite pas lamtumirës së ish-mbrojtësit në vitin 2017. Legjenda e bluve ka fituar eksperiencë së fundmi në rolin e asistentit në klubin e Aston Villas dhe tashmë është gati të kontribuojë aty ku kaloi 19 vite të karrierës.

Drejtuesit e Chelsea janë të gatshëm t’i besojnë Terry-t një rol në akademinë e klubit teksa besojnë se 41-vjeçari ka vlerat e duhura dhe mund t’ia përcjellë më së miri të rinjve.

Në fakt, Terry do të kishte preferuar të ishte menjëherë pjesë e stafit teknik të ekipit të parë, megjithatë, ish-futbollisti ka pranuar hierarkitë e klubit dhe është i gatshëm të vendosë në provë aftësitë e tij për të mbërritur më pas në ekipin e parë.

Sakaq, një tjetër aspekt që e ka afruar sërish Terry-n me ish-klubin e tij është edhe marrëdhënia e shkëlqyer që ai ka ruajtur me ish-shokët e skuadrës si Petr Cech dhe Carlo Cudicini të cilët kanë role në administratën e Chelsea, si dhe miqësia me drejtorin e akademisë Neil Bath.

Nëse gjithçka shkon sipas planeve, atëherë Terry kërkon të ndjekë planet e shokëve të tij Lampard dhe Gerrard të cilët tashmë janë në rolin e trajnerit.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...