Juventusi synon t’i fitojë 70 milionë euro nga shitja e dy yjeve

PUBLIKUAR

Klubi i madh italian, Juventusi do të kërkojë të krijojë fonde nga shitja e disa lojtarëve në afatin kalimtar të janarit dhe po ashtu edhe në merkaton verore.

“Zonja e Vjetër” kërkon t’i fitojë 70 milionë euro nga shitja e dy yjeve të skuadrës, shkruan Gazeta Express.

Bëhet fjalë për McKennie dhe Kulusevski, dy lojtarë të rinj dhe me mjaft potencial për të arritur të bëhen yje të futbollit.

Për të dy këta është i interesuar Tottenhami. Drejtori sportiv i “Spurs”, Fabio Paratici paraprakisht ka qenë drejtor i Juventusit dhe i konsideron si asete të rëndësishme dy lojtarët.

Të dy këta futbollistë vlerësohen nga Juventus me nga 35 milionë euro dhe vështirë se mund të pranojnë ndonjë ofertë nën këtë shifër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...