Brahimaj: Mustafës s’i prenë sakica një vend

PUBLIKUAR

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka kërkuar dorëheqjen e pakusht të kryeministrit, Isa Mustafa, pasi sipas tij, ai e ka shkelur Kushtetutën në 23 pika me anë të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Ai ka thënë se nuk ka shkelje të lehta e të rënda të Kushtetutës por ka thjeshtë shkelje dhe këtë e ka bërë Mustafa. Mbi këtë bazë, në emisionin Politikë në Tribuna Channel, Brahimaj e ka përjashtuar mundësin që të dialogohet me kryeministrin aktual.

“Si me dialogu me një njeri që e ka shkelur Kushtetutën? Me një njeri që nuk i prenë sakica një vend. Me një njeri që gënjen vazhdimisht…”, ka thënë Brahimaj.

SHIKO MË SHUMË

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...