“Asgjë s’ka përfunduar, Mbappe mund të rinovojë në shkurt, mars ose prill”

PUBLIKUAR

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Ander Herrera, ka folur situatën e kontratës së Kylian Mbappe.

Mbappe s’po rinovon me Parisin dhe raportohet se është edhe më afër kalimit në Real Madrid.

Megjithatë, ani pse është në muajt e fundit të kontratës me PSG-në dhe që në janar mund të nisë bisedimet me këdo klub të dojë – Herrera beson se ende ka shpresë për Mbappen.

Ka ende kohë ​​për të rinovuar me Mbappen”, tha Herrera. “Kemi shumë shembuj të futbollistëve që e kanë bërë këtë në shkurt, mars ose prill. Ka ende kohë”.

Herrera komentoi edhe foton që qarkullon në rrjetet sociale të skuadrës së PSG-së duke festuar ditëlindjen e 23-të të Mbappes, duke i dhuruar atij një fanellë me ‘Mbappe 2050’ të printuar në anën e pasme: “Ai është një djalë i hapur, miqësor, qesharak. Ai e kupton jetën me humor. janë shaka te shëndetshme mes nesh që bëjnë një grup. Nuk i bëjmë aspak presion njëri tjetrit për të ardhmen tonë. E kam seriozisht, ne nuk flasim për çështjet kontraktuale të askujt në dhomën e zhveshjes”.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...