Gjuetia e paligjshme, madje edhe jashtë sezonit të gjuetisë, po varfëron fondin e kafshëve të egra në pyjet e Kosovës.
Se sa të rrezikuara janë kafshët e egra, në pyjet tona, tregon edhe rasti kur një drenushë e plagosur kishte përfunduar në oborrin e shtëpisë së Ismet Rexhajt në rajonin e Prizrenit, raporton Telegrafi.
Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet drenusha e plagosur nga gjahtarët e papërgjëgjshëm, të cilët gjujanë kafshët e egra pa asnjë kriter, madje edhe jashtë sezonit të gjuetisë.
Sezoni i gjuetisë është mbyllur më 11 janar, por kjo nuk i ka penguar gjuetarët që të dalin në gjah dhe të provojnë ta vrasin drenushën në fund të muajit janar. /Telegrafi/



