eja ka pësuar humbje kundër Levskit në Karagaç me rezultat 29-85.
Në fazën e dytë Peja ka pësuar humbje në fushën e saj kundër Levskit.
Pejanët pas 21 ndeshjeve pa humbje janë dorëzuar përballë bullgarëve, edhe pse çerekun e parë e mbyllën në epërsi 18-17.
Në çerekun e dytë pejanët humbën, duke shkuar në pushim me shifrat 40-41.
Në çerekun e tretë kur u prit kthimi i Pejës, ndodhi e kundërta. Pejanët ishin më të dobët për 11 pikë , duke u futur në çerekun e fundit me rezultat 57-69.
Në fund pejanët u munduan të bëjnë më shumë, por vetëm zvogëluan epërsinë e bullgarëve në 79-85.
Te Peja më i miri ishte Drilon Hajrizi me 24 pikë, ndërsa te bullgarët Aleks Simeonov shënoi 32 pikë. /Telegrafi/


