“City nuk e ka të garantuar LK-në me Guardiolan”

PUBLIKUAR

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Sylvinho, thotë se klubi anglez nuk e ka të garantuar triumfin në Ligën e Kampionëve me angazhimin e Pep Guardiolas në postin e trajnerit.

Nën drejtimin e strategut spanjoll, 41-vjeçari e ka fituar garën e madhe evropiane, ndërsa aktualisht është asistent i Roberto Mancinit te Interi.

Ai i ka lëvduar cilësitë e trajnerit aktual të Bayern Munichut, i cili do ta zë vendin e Manuel Pellegrinit nga sezoni i ardhshëm.

“Liga e Kampionëve nuk është aspak e lehtë. Manchester City po punon në drejtimin e duhur, ka marrë disa lojtarë, një trajner të ri. Ata u japin kohë trajnerëve…”.

“Jam i sigurt se Manchester City do të luajë futboll të shkëlqyer, por ta fitosh Ligën e Kampionëve brenda tre vitesh, nuk është lehtë, është vështirë të thuhet”, ka deklaruar Sylvinho për Omnisport. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...