Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, i ka dalë në mbrojtje Geoffrey Kondogbias duke thënë se ai është një talent i shkëlqyer dhe se do të përmirësohet në të ardhmen.
Mesfushori francez kaloi te Nerazzurrët për 40 milionë euro nga Monaco, mirëpo ka dështuar të arrijë pritshmëritë.
“Ai duhet t’i mësojë gjërat. Bashkëlojtarët, median, vendin dhe gjithçka tjetër. Nganjëherë, mediat i kushtojnë më shumë rëndësi atij sesa të tjerëve, nuk duhet menduar gjithmonë për çmimin e blerjes së tij”.
“Ai është një i ri, ka nevojë për kohë që të zhvillohet dhe të marrë shumë këshilla. Ai është i vendosur, një profesionist i shkëlqyer dhe një talent i madh”.
“Këto që thuhen shumë shpejt do të harrohen”, ka deklaruar Ausilio. /Telegrafi/


