Mbrojtja nxjerr në ankand 40 avionë e helikopterë

PUBLIKUAR

Ministria e Mbrojtjes ka vendosur nxjerrjen në ankand të helikopterëve dhe avionëve për qëllime përdorimi joushtarak. Bëhet fjalë për 40 avionë dhe helikopterë që do t’i nënshtrohet ankandit publik me procedurë të hapur.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se ankandi nis me 61 milionë e 400 mijë lekë pa TVSh të ndarë në lote.

Objekti i shitjes përbëhet nga disa tipe avionësh: Jak – 18 (6 copë), Mig – 15 (3 copë), Uti – Mig (3 copë), Mig – 17 (4 copë), Uti – Mig 17 (4 copë), Mig – 19 (10 copë), Mig – 21 (6 copë) dhe helikopterë Mi – 4 (4 copë).

Kushtet e shitjes së mjeteve përcaktojnë qartë përdorimin e tyre vetëm për qëllime civile.

Ankandi do të zhvillohet më 22 shkurt në ambientet e Drejtorisë së Ankandeve dhe Prokurimeve në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ky dikaster fton të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...