Trajneri i Milanit i dërgon mesazh Interit pas fitores kundër Empolit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka këmbëngulur se gara për titull në Serie A është shumë e hapur, duke i dërguar mesazh të qartë rivalit Inter, pas fitores 4:2 ndaj Napolit në udhëtim të mërkurën.

Franck Kessie me dy gola dhe Alessandro Florenzi dhe Theo Hernandez me nga një gol i ndihmuan Milanit të rikthehet në binarët e fitores, me golat e Nedim Bajramit dhe Andrea Pinamontit që s’i mjaftuan Empolit për ta shmangur disfatën në Stadiumin  Carlo Castellani, raporton Gazeta Express.

Kjo ishte fitorja e parë në tri ndeshje për kuqezinjtë, pas barazimit me Udinesen dhe humbjes me Napolit në dy ndeshjet e kaluara, dhe Pioli ndihet i lehtësuar para pushimit dimëror.

“Unë gjithmonë dua të luajë më mirë se kundërshtari, por sot pikët ishin gjëja më e rëndësishme. Tani mund të pushojmë më lehtë dhe të përgatitemi për një janar të vështirë”

“Ky ishte një ekip që luajti më shpirt, i bashkuar dhe i përkushtuar për të fituar me çdo kusht”

Interi është kampion dimëror me një epërsi prej katër pikëve ndaj Milanit dhe me shtatë pikë më shumë se Napoli në vendin e tretë, i cili u trondit 1:0 nga Spezia.

“Më rëndësi është të vazhdojmë të jemi garues ndaj ekipeve të mëdha. Në fund  të fundit, ne e fituam titullin kampion dimëror sezonin e kaluar, por në fund s’e fituam titullin e kampionit, prandaj gara është shumë e hapur”, shtoi ai.

Pjesa e dytë e sezonit 2021/22 në Serie A nis më 6 janar dhe Milani do të përballet me Romën në San Siro./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...