Parlamenti Evropian nesër debaton për rezolutën për Kosovën

PUBLIKUAR

urodeputetët do të debatojnë në Strasburg të mërkurën për projektrezolutën për Kosovën, në të cilën mirëpret nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), si dhe marrëveshjen për dialogun për Enormalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe në veçanti atë për formimin e Asociacionit të komunave serbe.

Në rezolutën e propozuar, gjithashtu theksohet se njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, që deri tash nuk e kanë njohur, do të ndihmonte në forcimin e stabilitetit në rajon, si dhe në lehtësimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, por gjithashtu do të forconte kredibilitetin e BE-së në politikën e jashtme, transmeton Telegrafi.

Në rezolutën e Parlamentit Evropian, theksohet shqetësimi mbi mungesën e përparimit në zgjidhjen e fatit të numrit të madh të personave të zhdukur gjatë luftës dhe bën thirrje për një “bashkëpunim të plotë ndërshtetërorë në këtë fushë”.

Në projektrezolutën, të cilën deputetët do ta votojnë të enjten, përshëndetet nënshkrimi i MSA si nxitje e fuqishme për reforma. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...