Lewandowski: Fjalët e Messit më prekën vërtet

PUBLIKUAR

Robert Lewandowski ka sqaruar se fjalët e Lionel Messit drejtuar atij në ceremoninë e Topit të Artë e prekën atë vërtet.

Messi e pranoi se Lewandowski është dashur ta fitonte të paktën një Top të Artë deri tani në karrierën e tij, duke e parë shkëlqimin e tij në fushë për Bayern Munich, raporton Gazeta Express.

Në një intervistë pas ceremonisë, Lewandowski ishte cituar të kishte thënë se fjalët e Messit ishin boshe, gjë të cilën e mohoi menjëherë sulmuesi polak.

Dhe tani, në një bisedë me gazetën gjermane Bild, Lewandowski ka thënë se fjalët e Messit nuk ishin aspak boshe, por do të mbesin një çast i këndshëm në karrierën e tij.

“Fjalët e Messit drejtuar mua (për Topin e Artë) më prekën vërtet. Ato nuk ishin fjalë boshe, ishte një çast i këndshëm në karrierën time”, tha Lewandowski për Bild.

“Me Leon i ndërrova vetëm disa llafe, sepse spanjishtja ime nuk është aq e mirë. Fola me Kylian Mbappen në anglisht, ai përktheu për Leon. Ishte një natë madhështore”, shpjegoi polaku.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë ai për ta fituar Topin e Artë në të ardhmen, Lewandowski shtoi: “Hollësitë janë të rëndësishme, çdo gjë duhet të jetë në vendin e vet. Çfarë mund të garantoj unë është se do të vazhdoj ta bëj punën time dhe të luaj sa më mirë”./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...